“Penthouse” prek majat e top listave evropiane

Ardian Bujupi

Ditë më parë ata lansuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “Penthouse”. Dhe, pritjet e mëdha fansat e Ardian Bujupit dhe Dj Dalool i dëshmuan më ndryshe, duke e bërë këngën tashmë një hit ndërkombëtar.

Kënga me videoklip “Penthouse” është pritur jashtëzakonisht mirë në vendin tonë, por duket se kjo ka ndodhur edhe jashtë kufinjve shqipfolëse.
Ardian Bujupi, i cili është superyll tashmë në Gjermani, përkundër faktit se ka bashkëpunuar me deejay shqiptar, Dj Dalool dhe përkundër faktit se refreni i këngës “Penthouse” është në gjuhën shqipe, ajo ka arritur të zë pozita të larta në top listat më të respektuara gjermane.
Është Bravo Charts, top lista më e madhe dhe më e respektuar në Gjermani ajo që e ka radhitur në vend të dytë këngën “Penthouse”, duke lënë në vend të parë këngën “Neon” nga Lena.
“Kjo është arritje, për të cilën ndihemi shumë të kënaqur. Unë ndihem tejet mirë me faktin se jemi lart në top listën më të respektuar jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Evropën. Por, përkundër sukseseve, i mbajmë këmbët në tokë dhe vazhdojmë të punojmë drejt projekteve të reja, duke shijuar njëkohësisht suksesin e këngës së re”, ka theksuar Dj Dalool për Telegrafin.
Vlen të përmendet se kënga “Penthouse” po transmetohet në mënyrë të rregullt në televizionin më të madh muzikor gjerman, VIVA.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s