Samsung Galaxy S 4 mini do të fillojë të shitet pas hedhjes në treg të GS 4

Vetëm pak kohë pasi u zbulua Galaxy S 4, mediat e teknologjisë në botë filluan të raportonin mbi një version të vogël të pajisjes , diçka që në fund të fundit është e logjikshme, duke pasur parasysh se Galaxy S III e ka një version mini.
Bloomberg raportoi se pas fundit të prillit, kur do të hidhet në treg Galaxy S 4, pritet të vijë edhe një pajisje tjetër e palajmëruar deri tani.
Nëse bëhet fjalë për një alternativë të ngjashme siç është Galaxy S III mini me origjinalin GS III, atëherë me shumë mundësi “S 4 mini” do të fillojë të shitet veçanërisht në Evropë si një version më pak i avancuar se GS 4.
Deri tani thashethemet sugjerojnë se pajisja do të ketë procesor dual-core 1.6GHz, ekran 4.3-inç dhe kamera 8MP. Nëse këto raportime janë të vërteta, atëherë ky smartfon do të ishte tepër tërheqës si një version alternativë më pak i shtrenjtë dhe me karakteristika mjaft të mira.
Fatkeqësisht, deri në këto momente nuk kemi detaje zyrtare nga ana e Samsung-ut lidhur me karakteristikat. Gjithsesi kompania në deklaratën e saj mbi këto raportime as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar ato.
Një zëdhënës i tyre u shpreh vetëm se: “Ne nuk kemi lajmëruar mbi ndonjë produkt si ai që përmendet në artikullin e Bloomberg.” (PCWorld Albanian)/fishmedia/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = “//connect.facebook.net/en_US/all.js#xfbml=1”; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s