Jonilda: S’jam lezbike

Jonilda ishte banorja që pas votimit të publikut la shtëpinë e Big Brother këtë javë. Vajza, e cila gjatë qendrimit të saj në shtëpi iu nënshtrua një operacioni estetik, ishte e pranishme në studion e Fan Club për të dhënë mendimet e orëve të para pas largimit.
“Sapo dola takova mamin që e kishte marrë malli shumë. E kishte marrë malli për të më dëgjuar sepse më kishte ndjekur”, tha Jonilda.
Banorja e Big Brother është akuzuar nga konkurentët e tjerë të shtëpisë për qendrim të dyzuar. Iliri, Xhimi, Joana, Anaidi e të tjerë të pyetur në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Jonildës thanë se atë e penalizoi pikërisht qendrimi para dhe pas operacionit estetik. Sipas tyre, Jonilda para operacionit u shoqërua me Anaidin dhe Joanën pas rikthimit në shtëpi, i sulmoi ata.
Në fakt, pas operacionit vajza nga Puka ra disi në heshtje, heshtje që ajo ia faturoi operacionit që e kushtëzoi atë jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht.
“Pse ndryshova? Ndoshta operacioni dhe ai qendrimi një javë jashtë. Nuk mund të lëvizja shumë aty brenda. U ndjeva e kufizuar fizikisht. Kishte shumë faktorë që më kufizonin dhe duke qenë si tip shumë i hapur, shumë i lëvizshëm, operacioni me kufizoi edhe psikologjikisht”, u shpreh ajo.
Lidhur me komentet e banorëve të tjerë: “Kur kam dëgjuar komentet e Joanës jam ndalur pak sepse me Joanën isha e lidhur më shumë se cdo banor tjetër në fillim. Ishte personi i parë që u ndjeva mirë në atë shtëpi. Të gjykosh në atë mënyrë aq banale për një person tjetër që është aty brenda, ishte një zhgënjim i madh për mua. Pastaj e largova atë dhe spostova veten. Jam fokusuar më shumë tek Anaidi, Olta që doja t’i njihja më mirë dhe ndoshta kjo ishte lëvizje e gabuar. Por mendova të arsyeshme që të njihja banorët e tjerë dhe nuk pendohem për këtë”, tha Jonilda.
“Ajo që dua të them është që me Ilirin i pata debatet që në fillim dhe më ka pëlqyer si lojtar. Gabimi im është se u ngaterrova për të tjerët, jo për vete. Për Ilirin s’kam c’te them. Sa për të tjerët, Vigani që tha nuk kishte ca të jepte brenda, s’e kuptoj ca po jep Vigani? Sa për Xhimin, hundët do futen në mes të banorëve, është logjike. Xhimi ka moshën e babait tim dhe atë nuk e kam ndjerë asnjëherë mik”, shtoi ajo.
Sa për afrimitetin me Edberin, djalin nga Kosova që u fut më vonë në shtëpinë e Big Brotherit, Jonilda tha se nuk ka asgjë mes saj dhe tij dhe se ai nuk ishte tipi i saj. “I dashuri im është pak xheloz sa i përket afrimitetit që krijova me Edberin”, tha ajo.
Gjatë indikacioneve të vendosura nga Big Brother, këtë javë ishin ato për sekretin e martesës. Big Brother organizoi për banorët festën e beqarisë ku femrat dhe meshkujt e shtëpisë gëzuan të ndarë. Një gjest i Jonildës karshi Elonës gjatë këtij indikacioni u interpretua jashtë si prirje seksuale e saj, por në Fan Club, ajo siguroi: “Elonën u përpoqa ta puth aty brenda gjatë festës së beqarisë këtë javë për ta ngacmuar ngaqë ajo është tip i mbyllur. Unë nuk jam lezbike”. /tch/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = “//connect.facebook.net/en_US/all.js#xfbml=1”; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s