Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur. Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.

Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamantë dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afësi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur, transmeton albinfo.
Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah”, por deri më tani nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = “//connect.facebook.net/en_US/all.js#xfbml=1”; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s