I dashuri i Joanës, kërkon 10 mijë euro për mos ta publikuar videon e nxeht me Joanen

foto514-234x200[1]

Pas spektaklit të së shtunës, ku Jani, i dashuri i Joanës, i kishte dërguar asaj një valixhe me rroba, edhe pse ajo deklaroi se do të ndahej pasi tashmë ndiente për Anaidin, pyetja që po bëjnë gjithnjë e më shumë femrat vetes është: “Mos duhet t’i tradhtojmë të dashurit që të na duan më shumë?” Sado të mundohesh që t’i japësh një shpjegim kësaj situate, vështirë është t’ia gjesh anën. Tashmë të gjithë kanë parë se si Joanës iu deshën vetëm pak ditë njohje me Anaidin që të prishej lidhja gjashtëvjeçare me të dashurin e saj, i cili jeton në Greqi.
Edhe pse Anaidi nuk i dha asnjëherë vlerën e një lidhjeje të mirëfilltë, Joana deklaronte se ndihej mirë në krahët e tij dhe se kishte kohë që nuk ndihej ashtu pranë një mashkulli. Pa diskutim që në këto raste mund të nënkuptohet fare mirë zemërimi i të dashurit jashtë, i cili minimalisht duhet të pretendojë që lajmin e ndarjes të mos e marrë nga ekrani. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Me sa duket, Jani ka dashur t’i thotë Joanës se ai ende mendon për të dhe se, nga ana e tij, këtë nuk e konsideron një ndarje.
Valixhja e rrobave e shkundi Joanën, e cila nxitoi të deklaronte se në fakt ndiente akoma për Janin dhe se e kishte marrë malli për të. Më pas, kur ajo ka hapur rrobat që ai i kishte sjellë, bëri një llogari dhe u tha vajzave të shtëpisë se ai mund të ketë shpenzuar rreth 10 mijë euro për t’i blerë fustane firmato asaj. Në këtë situatë interesante, ne u përpoqëm të mësojmë diçka më shumë. Disa miq që e njohin Joanën nga jashtë, si dhe lidhjen që ajo ka, deklarojnë se lidhja e Janit me Joanën nuk ka qenë kalimtare apo sipërfaqësore.
Ata e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe janë ndier mjaft mirë bashkë. Jani e njeh mirë karakterin e Joanës, tipin e saj shpërthyes dhe, me sa duket, lidhja me Anaidin atij i është dukur thjesht si një pjesë e lojës aty brenda dhe jo si një arsye për të prishur lidhjen e tyre. Ishim shumë kuriozë për të mësuar më në detaje nga kjo lidhje, por Jani nuk është i gatshëm që të përballet me mediat. Ne siguruam një foto të realizuar rreth dy vite më parë, ku të dy me Joanën janë duke u argëtuar në jetën e natës në një nga pub-et e Tiranës. Me sa na tregojnë miqtë, Jani nuk ka ndërmend t’i bëjë ndonjë surprizë Joanës, por mbase një telefonatë live gjatë njërit prej spektakleve.
Pas valixhes së Janit, Joana përsëri në krevat me Anaidin
Në fillim u duk sikur valixhja e Janit mund të ndryshonte raportet e Joanës me Anaidin. Ata vijojnë të jenë shumë të afërt, por Joana ditët e para ka preferuar të flejë vetëm. Gjithsesi, gjatë ditës ata shpenzojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin duke deklaruar se janë në lojë, dhe loja ka nevojë për aleatë në krah.
Por Joana, e cila është një tip i paparashikueshëm, duket se nuk rri shumë rehat. Këtë javë ajo ka filluar një afrimitet me Edberin, duke bërë xheloz jo pak herë Anaidn. Kjo e ka komplikuar tej mase situatën, sepse kishim Joanën që futet në “Big Brother” e lidhur me Janin, pastaj ndahet nga Jani dhe lidhet me Anaidin, pastaj ftohet me Anaidin, sepse afrohet me Janin, pastaj afrohet me Edberin dhe bën xheloz Anaidin.
Ndërkohë, fjetja veç e veç ka zgjatur shumë pak, pasi përsëri Joana është futur në krevatin e Anaidit gjatë pjesës së dytë të kësaj jave. Një cirk i vërtetë me meshkuj dhe situata aq marramendëse, të cilat na lënë të mendojmë se mbase kemi parë ende pak nga tipi i Joanës, pasi ajo me siguri ka shumë ”marifete” të tjera me meshkuj në mendjen e sa
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s